Aurela Basha poston foto me të atin: Më rriti me dashuri për atdheun

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.01.2022, 16:28

Pak ditë më parë në një postim në rrjetet sociale, Aurela Basha, bashkëshortja e Lulzim Bashës njoftoi ndarjes nga jeta të babait të saj. Ditën e sotme ajo ka postuar një foto me të në rrjetet sociale, shoqëruar me një shkrim. Bashkëshortja e kreut të opozitës ka rrëfyer se se i ati, Xhafer Isufi e ka rritur.

“Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura. Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie. Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit. Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt”,-shkruan Aurela Basha në një postim në Instagram.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit