Zgjedhjet vendore në 6 Bashki, Rama u mëson deputetëve: Kokë më kokë me shqiptarët, mos bëni mitingje!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.01.2022, 11:16

Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar ditën e sotme dhe ka dhënë direktivat për zgjedhjet e 6 Marsit. Në zgjedhjet e pjesshme vendore, Rama ka thënë se nuk duhen mitingje, por vetëm takime kokë më kokë me qytetarët.

Ai u shpreh:

Me kujdesin më të madh për të mos promovuar turizmin elektoral, me deputetë që nisen atje dhe bëjnë më shumë zhurmë se punë. Dhe me një program të mirëcaktuar se për çfarë premtojnë. Jo mitingje, jo grumbullime masive në salla të mbyllura, por punë kokë më kokë me njerëzit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit