Zhduket prej 9 ditësh 80-vjeçari në Dibër, djali alarmon policinë: Vuan nga skleroza

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.01.2022, 10:13

Një 80-vjeçar me iniciale S.Xh. rezulton i zhdukur prej 9 ditësh. Ka qenë djali i të moshuarit ai që ka deklaruar në polici se babi i tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Ndër të tjera, sipas djalit të të moshuarit, 80-vjeçari vuan nga skleroza.

Njoftimi:

Nga shërbimet e Postës së Policisë Shupenzë, është bërë shpallja në kërkim policor e shtetasit S. Xh., 80 vjeç, banues në Shupenzë, pasi djali i tij shtetasi J. Xh., ka deklaruar se babai i tij është larguar nga banesa që me datë 15.01.2022, dhe nuk është kthyer më.
Sipas shtetasit J. Xh., babai i tij vuan nga skleroza. Shërbimet e policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme. Në rast se dikush ka informacion për shtetasin e lartëpërmendur telefononi në nr 112 ose në nr 0694110216.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit