Detaje të reja janë zbuluar nga atentati ndaj Bledar Muçës në Belgjikë, krahut të djathtë të Florenc Çapjas. Mësohet se ndaj Muçës është qëlluar disa herë dhe një prej plumbave e ka kapur në kokë. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Të paktën dy të dyshuar hapën zjarr para banesës së tij dhe menjëherë u larguan me një makinë.
Fillimisht ka qenë i vështirë identifikimi i tij, pasi Muça ka qenë me nënshtetësi angleze. Mirëpo, me shenjat e gishtave është zbuluar se viktima ishte shqiptar. Bledar Muçës i është gjetur edhe një pasaportë tjetër bullgare me identitet tjetër.
Policia Gjyqësore Federale e Antwerpit do të kryejë hetimet e mëtejshme. Aktualisht janë në kërkim autorët.