Beatrix në gjendje jo të mirë, ish-banorja i shkruaj letër: Ky vend nuk i fal as k*rvat, as shenjtoret…

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.01.2022, 07:45

Beatrix Ramosaj është në gjendje të ngarkuar emocionale pas daljes nga “Big Brother VIP”. Ajo nuk mori pjesë as në “Fan Club” dhe Dojna Mema, njoftoi se ajo e ka anuluar pjeswmarrjen por mund të jetë në studio javës tjetër.

Neda Balluku, ish-banore e “Big Brother VIP”, e cila gjithashtu u dashurua brenda në shtëpi dhe dashuria e saj vazhdon akoma e ka një mesazh për Triksën.

Ajo shkruan:

Trixës, shoqes së përvojës së përbashkët!

E dashur Beatrix,

ky vendi ynë është i projektuar që t’i bëjë vajzat të ndihen të gabuara dhe pa vend. Të gjykuara deri në detaj. Dhe sidomos nuk i fal kurrë. Ky vend nuk fal as ato që i quan shenjtore, as ato që i quan kurva. Nuk fal as nënat e as bijat. Nuk fal motrat. Nuk fal as barkun që i lind.

Por a e di ti Trixë se kush ja jep fuqinë këtij vendi për t’u sjellë kështu?! Jemi vetëm ne. Ne vajzat që shumë shpesh jetojmë për ata dhe jo për ne. Për ne që qysh në vegjëli kemi parë sesi gruaja merr përherë fajin. Dhe a e di si zgjidhet kjo, moj shoqja ime e përvojës së përbashkët? E thjesht dhe e pastër; duke mos e çarë kokën hiç! Përjetë peshën për gjithçka në këtë vend, do ta mbajmë ne. Unë jam gati për këtë!

Më janë dashur plot 10 vite e dashur Beatrix të kuptoja se në këtë botë do të kemi përherë njerëz që na duan e vlerësojnë (dhe ti ke SHUMË!) dhe të tjerë që sot mund të të duken si oriz i shtuar (ata që nuk të duan) dhe unë e di, që iluzioni i së keqes është ai që e bën të duket më i shumtë në numër, por mos u gënje! është vetëm iluzion. Ti ke në dorë të reagosh e të zgjedhësh çfarë të bën mirë ty. Të rrethohesh nga ajo dashuri që për ty e kanë të gjithë njerëzit në krahun normal të këtij vendi.

Edhe sikur ti të kishe patur një rrugëtim krejt të ndryshëm, më beso- edhe për sytë e tu të shkruar do kishin diçka për të thënë! Vërtet dëshiron t’i lejosh të të gllabërojnë, stresojnë 10 vitet e ardhshmetë jetës tënde dhe të të vënë në dyshim për atë që je?!

Ti ke vetëm një detyrë Trixë sot e përherë, përballë urrejtjes që në Shqipëri vjen falas, do lodhesh pak në betejën për ta rrethuar veten me dashurinë që shpesh këtu duket si e heshtur, mirëpo është dhe është e fortë, ty të duhet veç pak t’i japësh zë.

Bëje për veten për të shpëtuar, bëje për ne që e mësuam me të keq këtë punë dhe bëje për ato vajzat e ardhshme që do të bëjnë pëvojën që bëmë ne, por të lira dhe pa frikë!

Mos i lejo Trixë dhe kupto realisht që kjo gjendje e famshme inati histerie, merr vlerë vetëm nga frika jote . Dielli sot është i bukur, siç ka qenë përherë. Dhe ti këtij Dielli, nuk i ke asnjë borxh!

Me dashuri, Neda

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit