BE përgatit strategjinë e re për udhëtimet: S’ka rëndësi zona gjeografike nga vini

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.01.2022, 03:04

Vendosja e masave të tilla si paraqitja e një testi negativ ose karantina nuk do të varen më nga origjina gjeografike e udhëtarit, por nga situata e tij shëndetësore: vaksinimi, shërimi, testi (gjithmonë 72 orë për atë molekular, 24 dhe jo më shumë 48 orë për antigjenikët). Njerëzit që janë vaksinuar, që e kanë kaluar sëmundjen ose që kanë një test negativ do të mund të lëvizin lirisht dhe nuk do të ketë rëndësi se nga vijnë. Kjo është strategjia e re që po harton BE për lëvizjen e qytetarëve brenda zonës Schengen.

Modeli i ri i menaxhimit të pandemisë do të merrte parasysh vlefshmërinë nëntëmujore të lejes së gjelbër për Covid, por pas skadimit të vlefshmërisë për të vaksinuarit plotësisht dhe ata që merrnin dozën e tretë, vendimet do të merreshin “në bazë të vlerësimeve”.

Burimi: Italy24news | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit