E pazakontë/ Pasagjeri gjendet i gjallë në rrotën e avionit pas fluturimit 11 orësh

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.01.2022, 01:04

Policia holandeze thotë se ka gjetur të gjallë një person në pjesën e rrotave të një aeroplani që u ul në aeroportin Schiphol të Amsterdamit dhe erdhi nga Afrika e Jugut. Mediat e huaja raportojnë se fluturimet nga Johanesburg në Amsterdam zgjasin rreth 11 orë, ndërsa aeroplani i ngarkesave besohet se ka bërë një ndalesë, në Nairobi, Kenia.

Eshtë e pazakontë që turistët në fluturime të gjata të mbijetojnë, për shkak të të ftohtit dhe oksigjenit të ulët në lartësi të mëdha. “Burri u gjet i gjallë në pjesën e rrotës së avionit dhe u dërgua në spital në një gjendje të qëndrueshme”- tha zëdhënësja e Policisë Ushtarake Mbretërore Holandeze, Joanna Helmonds për agjencinë e lajmeve AFP. “Është mjaft e habitshme që burri është ende gjallë”- shtoi ajo.

Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit