“Pulia është e jona”/ Shkatërrohet banda e trafikut të drogës, ‘malli’ merrej nga Shqipëria

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.01.2022, 23:59

Pas gati tre vitesh hetime dhe monitorime, autoritetet italiane kanë arritur të shkatërrojnë një organizatë mafioze që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike në rajonin e Pulias. Prokurorët italianë bëjnë me dije se organizata mafioze e quajtur “Pulia është e jona” përbëhej nga 43 anëtarë të dyshuar. Anëtarët e organizatës ishin me kombësi të ndryshme: rusë, ukrainas dhe shqiptarë.

Policia italiane njofton se kjo organizatë merrej me një sërë aktivitetesh të ndryshme kriminale, përfshirë trafikun ndërkombëtar të drogës, bazën e të cilës e kishte në Shqipëri. “Hetimet kanë të bëjnë me një organizatë kriminale transnacionale me bazë në Shqipëri, e aftë për të importuar ngarkesa të mëdha heroine dhe kokaine të ardhur nga Turqia dhe Holanda në provincat e Brindisit dhe Tarantos, e vendosur më pas në sheshet e ndryshme të rajonit të Pulias dhe në provincën e Reggio Calabria”- thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: lavocedimanduria.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit