A do plasë lufta? Dalin fotot që tregojnë ç’po ndodh në kufirin Rusi-Ukrainë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.01.2022, 23:12

Grumbullimi i trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën ka ngjallur shqetësime në botën perëndimore se ajo mund të nisë ofensivën për pushtim. Nëse Rusia bën një inkursion, Perëndimi ka kërcënuar me sanksione me efekte të thella ekonomike. Megjithatë Moska ka thënë se nuk ka plane për të pushtuar. Sipas Al Jazeera, Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA, ka hedhur vëmendjen tek Ukraina, e cila humbi kontrollin e gadishullit të Krimesë kur Rusia e aneksoi atë në vitin 2014.

Kremlini e ka justifikuar zhvendosjen ushtarake si një përpjekje për të kundërshtuar zgjerimin e NATO-s në rajon. Rusia ka kërkuar garanci që aleanca e NATO-s nuk do mbrojë Ukrainën dhe vendet e tjera ish-sovjetike, apo të dërgojë armë atje. Ajo gjithashtu dëshiron që NATO të tërheqë forcat e saj nga vendet në Europën Qendrore dhe Lindore që iu bashkuan aleancës që nga vitet 1990.

Rusia është akuzuar gjithashtu për mbështetjen e separatistëve të armatosur në Ukrainën lindore. Konflikti ka lënë më shumë se 13,000 njerëz të vdekur në gati tetë vjet luftime. Vendosja ushtarake pranë Ukrainës rifilloi në fund të vitit 2021, pasi zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë që paralajmëruan se përqendrimi i shtuar i trupave mund të sjellë një sulm të shumanshëm rus. Media e njohur Al Jazeera ka publikuar disa foto që tregojnë se çfarë po ndodh gjatë ditëve të fundit në kufirin Rusi Ukrainë.

Burimi: Aljazeera | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit