Acari vazhdon! Përgatituni për ditën më të ftohtë të javës së ardhshme

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.01.2022, 21:20

Acari që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë edhe gjatë javës së ardhshme. Ditën e nesërme temperaturat do të vijojnë të zbresin, ndërsa e marta do të shënojë ditën më të ftohtë të javës dhe të gjithë muajit.

Termometri do të shënojë minus -17 gradë në zonat verilindore e juglindore, ndërsa në Tiranë temperaturat do të shkojnë deri në -5 gradë Celsius. Sipas Meteoalb, e premtja pritet të sjallë temperatura më të ngrohta dhe një shtim vranësirash.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit