Publikohen pamjet e krimit në Ekuador, momenti kur vrasësi qëllon me plumb në kokë Ergys Dashin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.01.2022, 20:40

Ergys Dashi, 34-vjeçari shqiptar me origjinë nga Durrësi u vra mbrëmë në Ekuador në një atentat mafioz. Ai ishte ulur bashkë me dy persona të tjerë në një lokal në afërsi të portit të Guajakilit në momentin kur u qëllua për vdekje. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e ekzekutimit të tij. Një person me një buqetë lulesh në dorë shihet duke hyrë në lokal dhe drejtohet direkt për tek tavolina ku ishte ulur Ergys Dashi dhe e qëllon menjëherë pa i lënë kohë të veprojë.

Menjëherë pas vrasjes autori largohet me vrap ndërsa njëri nga personat që ishte në tavolinë me Ergysin merr një karrige dhe e hedh në drejtim të tij, por pa i shkaktuar gjë. Ergys Dashi nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi ai ka qenë ia rrestuar më parë në Itali për trafikim të lëndëve narkotike. Po ashtu edhe vrasja e mbrëmshme dyshohet të ketë lidhje me pazaret e drogës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit