Protestë masive në Bruksel ndaj masave anti-Covid, dëmtohet ndërtesa e BE-së

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.01.2022, 20:28

Rreth 50 mijë qytetarë kanë dalë sot në Bruksel për të protestuar ndaj kufizimeve për shkak të Covid. Mirëpo, gjatë marshimit, truma ka sulmuar një ndërtesë e BE-së duke i thyer një dritare. Policia belge ndërhyri duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, të cilët mbanin në duar pankarta dhe slogane kritike ndaj kryeministrit Alexander De Croo dhe masave të qeverisë.

Prej disa javësh në Belgjikë por edhe në vende të tjera europiane ka pasur protesta, disa të shoqëruara me dhunë mes qytetarëve dhe policisë. Në fillim të këtij muaji kryeministri belg De Croo tha se ishte e rëndësishme që leja shëndetësore, e njohur si "Biletë e Sigurt Covid", të mbetet një "masë e përkohshme dhe e "jashtëzakonshme".

Burimi: Euronews | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit