Tjetër vrasje! Ekzekutohet në Belgjikë Bledar Muça, krahu i djathtë i Çapjave

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.01.2022, 19:25

Pas vrasjes së Ergys Dashit në Ekuador, një tjetër vrasje ka ndodhur në Belgjikë, ku është ekzekutuar me armë zjarri Bledar Muça në Antuerp të Belgjikës. Ekzekutimi i tij ka ndodhur mbrëmjen e kaluar. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodian Lala. Bledar Muça njihej si krahu i djathtë i Ardian dhe Florenc Çapajt. Bledar Muça dhe Florenc Çapja i mbijetuan një atentati në Elbasan.

Mësohet se nga të shtënat Muça ka ndërruar jetë në vend, ndërsa është ekzekutua teksa ishte duke parkuar makinën e tij pranë shtëpisë, kur dy persona që po e prisnin kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit