I arrestuar si “koka” e bandës kriminale në Itali/ Kush është Ergys Dashi, 34-vjeçari që u ekzekutua në Ekuador?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.01.2022, 18:59

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me 34-vjeçarin shqiptar Ergys Dashi, i cili u ekzekutua mbrëmë në një lokal në Ekuador. Dashi nuk ishte një emër i panjohur për policinë pasi në vitin 2014 ai ishte në mesin e 32 të arrestuarve nga policia italiane si i përfshirë në një organizatë kriminale të trafikut të drogës e cila drejtohej nga shqiptarët.

Banda merrej me trafikimin e drogës në Itali pasi blihej me shumicë në Shqipëri, Spanjë dhe Bolivi. Gjatë punës së tyre ata përdornin dokumente të falsifikuara, ndërsa fitimet mujore varionin nga 60,000 -70,000 € në muaj.

Mbrëmjen e djeshme Ergys Dashi u vra në Ekuador, në një restorant në Avenue José Joaquín Orrantia, në afërsi të portit të Guayaquilit prej nga vijnë edhe sasi të mëdha të kokainës. Dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule, hynë në restorant duke iu shmangur stafit dhe kërkuan kartën e vaksinimit teksa më pas kanë qëlluar drejt Ergys Dashit. Gjithashtu ata konstatuan se viktima ka marrë disa plumba në pjesën e përparme të kokës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit