Pas të rinjve në Theth, qytetari sfidon temperaturat nën zero duke u zhytur në ujërat e akullta të Jonit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.01.2022, 17:39

Pas të rinjve që sfiduan borën dhe temperaturat disa gradë nën zero në Theth duke u larë në ujëvarën e Grunasit, një qytetar në Sarandë është filmuar teksa zhytet në ujërat e ftohta të Jonit.

Ai ka nisur “sfidën” me një vrap të shkurtër për të përgatitur veten dhe më pas është hedhur në det duke notuar për disa minuta.

Edhe pse “sfida” të tilla mund të sjellin shumë benefite për shëndetin, nuk rekomandohen për njerëz që nuk dinë si të menaxhojnë frymëmarrjen në ujë në temperatura të ulëta.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit