“Mos u shqetësoni, s’do ju bëjmë keq”/ Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, si ndodhi ngjarja?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.01.2022, 15:00

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin me armë zjarri që ndodhi ditën e dhjeshme në Greqi, ku mbetën të plagosur tre persona, dy prej të cilëve janë shqiptarë. Kujtojmë se ngjarja në fjalë ka ndodhur në Vula, ndërsa policia tashmë flet për larje hesapesh mes bandave.

Ndër të tjera, sipas artikullit të publikuar nga mediat greke, një nga personat e plagosur, konkretisht një nga shqiptarët është një emër i njohur për policinë. Bëhet fjalë për një shqiptar i cili ishte arrestuar pak kohë më parë nga policia, por më pas u la i lirë me kushtin që të paraqitej në komisariatin e zonës.

Nuk dihet ende identiteti i përsonave, ndërsa në vijim ilustrohet një video në të cilët shihen qytetarët që vrapojnë të tmerruar për t’i shpëtuar plumbave.

Ndër të tjera, raportohet se autorët u kanë thënë qytetarëve që ndodheshin në vendngjarje “mos u shqetësoni, ne nuk do t'ju bëjmë keq”.

Tre të plagosurit ndodhen në spital. Një është dëmtuar në gjoks, i dyti në bark dhe i treti po trajtohet me lëndime të lehta.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Πυροβολισμοί στη Βούλα: Γνώριμος στις Αρχές ο ένας εκ των τριών τραυματιών - Τι ψάχνει η Αστυνομία

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit