Gjuha turke gati për t’u zyrtarizuar në shkolla, mësuesit u dërgojnë mesazh prindërve: Do jetë me zgjedhje!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.01.2022, 13:02

Pas vizitës e së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri, në shkollat e arsimit parauniversitar po vlerësohet futja e gjuhës turke si lënë me zgjedhje.

Në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur mesazhet ku mësuesit, pyesin prindërit e nxënësve te klasave te 6 deri ne klasën e 9 në lidhje me vendosjen ose jo të gjuhës turke si lëndë me zgjedhje. Një rast ka mbërritur nga shkolla Edit'h DurhamNdërkohë, në Fletoren Zyrtare është publikuar në datën 2 mars 2021 marrëveshja mes dy vendeve e cila parashikon futjen e gjuhës turke në shkollat si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë.

Në nenin 3. pika 2, theksohet se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë e kulturën brenda sistemit të tyre arsimor.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit