U aksidentua dy ditë më parë në Shkodër, humb jetën në spital 19-vjeçari 

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.01.2022, 12:03

Sapo është bërë me dije se 19-vjeçari që u aksidentua dy ditë më parë në Shkodër ka humbur jetën. Bëhet fjalë për Ladimir Bushatin. I riu nuk arriti t’u mbijetonte dot plagëve të marra nga aksidenti në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, pranë fshatit Palvar.

Njoftimi i policisë ku bëhej me dije si i riu ishte plagosur:

Malësi e Madhe, Shkodër/ Informacion paraprak. Më datë 21.01.2022, rreth orës 15:35 në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar, Malësi e Madhe, mjeti tip Citroen, me drejtues shtetasin L. B., 19 vjeç banues në fshatin Gjormë, Malësi e Madhe, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujsesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut te kesaj dalje nga rruga.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit