Spanja do e konsiderojë Covidin si grip të zakonshëm

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.01.2022, 12:23

Spanja ka nisur thirrjet që qeveritë të fillojnë ta trajtojnë Covid-19 si çdo virus tjetër endemik frymëmarrjeje siç është gripi sezonal, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së dhe paralajmërimeve se qasja është e parakohshme.

Me qeveritë dhe popullatat në mbarë botën të dëshpëruara për t'i dhënë fund pandemisë, është intensifikuar diskutimi se kur mund të riklasifikohet virusi, raporton France24.

“Spanja dëshiron ta udhëheqë këtë debat sepse është në kohën e duhur dhe të nevojshme për ta bërë këtë”,-tha ministrja e Shëndetësisë Carolina Darias, duke shtuar se Spanja i kërkoi Qendrës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) të "studiojë strategji të reja" për Covid.

Por pyetja ka ngjallur mosmarrëveshje midis qeverive që kërkojnë një lloj normaliteti dhe disa pjesëve të komunitetit mjekësor që kërkojnë mbajtjen e virusit vigjilente.

“Vendi po punon me komunitetin shkencor për të kaluar përfundimisht nga "menaxhimi i një pandemie në menaxhimin e një sëmundjeje të cilën shpresojmë se shkenca do ta riklasifikojë si një sëmundje endemike",-tha këtë javë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Megjithëse Omicron ka shkaktuar një rritje të infeksioneve, ka pasur më pak vdekje dhe norma më të ulëta të pranimeve në spital, me shumë qeveri që kanë lehtësuar kufizimet, duke reduktuar kohën e izolimit dhe duke liruar kontrollet kufitare.

"Teksa Covid bëhet endemik, ne do të duhet të zëvendësojmë kërkesat ligjore me këshilla dhe udhëzime,"-tha të mërkurën kryeministri britanik Boris Johnson, duke njoftuar se kufizimet po hiqen edhe në Angli.

Duke argumentuar se "ne duhet të mësojmë të jetojmë me Covid" në një mënyrë të ngjashme me gripin sezonal, Sekretari britanik i Shëndetësisë Sajid Javid tha se qeveria do të përcaktojë një plan afatgjatë për të jetuar me koronavirus brenda disa muajsh.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit