Rrëshqet kamioni në LLogara, bllokohet e gjithë rruga

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.01.2022, 11:39

Rruga e Llogarasë është bllokuar. Mësohet se shkak është bërë rënia e një kamioni, i cili ka rrëshqitur për shkak të ngricave.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, por trafiku është bërë kilometrik.

Njoftimi:

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, që kanë përfshirë qarkun e Vlorës.

Në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”, një mjet i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit