Acari “pushton” vendin, në Korçë termometri shënon -11 gradë Celsius

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.01.2022, 01:33

Siç edhe ishte parashikuar, jashtë gjithçka ka ngrirë në Shqipëri si pasojë e motit ekstrem dhe temperaturave të ulëta. Në Korçë temperaturat mbrëmjen e sotme kanë arritur deri në -11 gradë. Për momentin akset kryesore janë të hapura. ARRSH ka disa këshilla për drejtuesit e makinave. “Në aksin Korçë-Dardhë vazhdon puna me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi temperatura është -11"- thekson ARRSH.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit