Tiranë/ Kamionët e Erion Veliajt çajnë asfaltin dhe tubacionet, qytetarët: Kemi 24 orë pa ujë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.01.2022, 22:30

Betonizimi i Tiranës vijon çdo ditë e më shumë pa u ndalur! Por, përpos kësaj, një problematikë që haset shpesh janë edhe ndërtimet vend e pa vend që në jo pak raste kthehen në një hall më vete për banorët. Pikërisht në lidhje me këtë çështje dy qytetarë kanë shkruar në redaksinë tonë pak më parë. Në rugën "Islam Alla", një nga rrugicat që bashkon Rrugën e "Kavajës" me Rrugën "Myslym Shyri" po ndërtohet një pallat dhe automjetet e tonazhit të rëndë kalojnë pikërisht aty.

Por pasojat janë evidente, pasi siç shihet në disa foto, një rimorkio e ngarkuar me hekura është shkëputur nga kamioni dhe ka çarë asfaltin, duke vënë në pah kështu edhe cilësinë e dobët të shtrimit të rrugëve nga Bashkia Tiranë. Më tej banorët shprehen se janë dëmtuar tubacionet e ujit dhe ndonëse është lajmëruar ujësjellësi, ata kanë mbetur pa ujë prej 24 orësh.

"Ju lutem jam nje banore e rr Islam Alla Kemi gjith diten qe marin ne tel bashkin dhe ndermarjen e ujsjellsit, po ndertohet nje pallat dhe kalojn makina te tonazhit te rend dhe kan demtuar rrugen e tubacionet kemi pa uj 24 or. Publikojeni kush mban pergjitsi"- shkruan një qytetare.

"Mirmbrema, para gjys ore ka ndodhur nje shemje asfalti te rruga “islam alla “ nga nje rimorkio mund ta quaj qe mban hekura pasi gjith diten kemi njoftuar per nje uj sepse esht car tubi i ujit , ju lutem policia te bej dicka mbi kte qeshtje . Faleminderit. Anonim te lutem"- shton një banor tjetër.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit