E rëndë! 37-vjeçarja nga Tirana braktis të birin 16-vjeçar në Gjermani

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.01.2022, 21:43

Policia ka nisur hetimet për një grua nga Tirana me iniciale F.A., 37 vjeç, e cila dyshohet se ka braktisur djalin e saj 16 vjeç në Gjermani me qëllim për të kërkuar azil në këtë shtet. Kujtojmë se edhe më parë ka patur raste të ngjashme, pasi Gjermania është bërë një nga shtetet më të frekuentuara nga shqiptarët vitet e fundit.

“Nga shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të plotësimit të kushteve për të udhëtuar në hapësirën Schengen dhe të parandalimit të udhëtimeve apo të braktisjes së fëmijëve me qëllim azilkërkimin, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasen F. A., 37 vjeçe, banuese në Tiranë. Procedimi për këtë shtetase filloi, pasi dyshohet se ka braktisur djalin e saj të mitur 16 vjeç, në Gjermani”- thuhet në njoftimin e policisë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit