Lajm i mirë! Gjendet falë publikimit në JOQ Albania 60-vjeçari i zhdukur

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.01.2022, 21:01

Është gjetur 60-vjeçari Ëngjëll Cani i cili rezultonte i zhdukur që prej pasdites së djeshme. Ai ishte nisur nga Vlora për në Itali, por gjatë rrugës me autobus në Maqedoni ai ishte ndjerë keq dhe kishte ndaluar për një vizitë në spital. Më pas ai kishte humbur kontaktet me familjarët. Lajmi për gjetjen e tij u konfirmua nga të afërmit e 60-vjeçarit.

"Pershendetje Joq, Ju lutem na ndihmoni me 1 postim pasi kemi humbur kontaktet me babin tim. Ishte nisur nga Vlora per ne Itali dhe gjate rruges ne Maqedoni eshte ndjere keq dhe ka shkuar ne spital. Kemi komunikuar nga mbasditja 6-7 . Nga ora 12 e nates na ka mar ne telefon shoferi i autobuzit dhe na lajmeroj qe babi ishte ne gjendje te keqe nuk reagonte . E kishin cuar ne spital por nuk na pergjigjej asnje . Sot spitali na tha qe ka dal por nuk e dim ku esht . Dim vetem qe ka qen ne shkup"- thuhej në njoftimin për zhdukjen e tij.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit