Sherr mes katër personave/ Kris arma në Athinë, plagosen dy shqiptarë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.01.2022, 19:06

Një sherr mes katër personave ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, ku ka patur edhe të shtëna me armë. Për pasojë janë plagosur dy shqiptarë dhe një irakian. Ngjarja ka ndodhur në Voula të Athinës në një furrë buke. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se gjithçka ka nisur përpara furrës së bukës ku fillimisht ndaloi një makinë me targa bullgare dhe më pas erdhi një tjetër ku zbritën katër persona, që ishin shqiptarë.

Në vendngjarje është gjetur edhe një thikë, ndërsa pamjet me gjak “dëshmojnë” për atë që ka ndodhur. Një nga personat që ishte brenda dyqanit qëlloi me karrige njërin prej katër shqiptarëve që zbritën nga makina. Sherri agravoi duke përfunduar te të shtënat me armë zjarri. Njëri nga shqiptarët u plagos në bark dhe tjetri në gjoks. Shqiptarët e plagosur dhe irakiani janë transportuar në spital. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit dhe emrat e shqiptarëve të plagosur.

Burimi: magnesianews.gr | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit