Mjeku Alimehmeti jep shpresë: Në pranverë merr fund faza emergjente e pandemisë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.01.2022, 18:45

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur sërish ditën e sotme në lidhje me pandeminë Covid dhe situatës së krijuar në vendin tonë, ndërkohë që e gjithë bota ka dy vjet që po "lufton" me Covid. Mjeku u shpreh optimist se me ardhjen e pranverës pritet të marrë fund edhe faza emergjente e pandemisë. Po ashtu ai shtoi se cikli i variantit Omicron zgjat gjashtë javë.

Në një intervistë mjeku tha:

Në fazën ku jemi, referuar kurbës së Omicron, i ngjajmë Britanisë së Madhe në dhjetor të vitit të shkuar. Omicron ka një cikël që zgjat 6 javë, që do të thotë, fillimi marsit, pra në pranverë do shikojmë fundin e fazës akute të pandemisë. Aktualisht në vend qarkullojnë Delta dhe Omicron.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit