Makina po fundosej në ujë, vajza hipën sipër dhe bën “selfie”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.01.2022, 22:07

Një incident i pazakontë ndodhi në qytetin Manotick të Kanadasë, më 16 janar, kur një grua hodhi makinën e saj në një lumë të ngrirë, duke e fundosur përfundimisht atë. Por më e çuditshmja, teksa kalimtarët u përpoqën të shpëtonin gruan me një kajak dhe një litar, ajo në fakt u ngjit në majë të mjetit që po fundosej dhe, në dukje e patrazuar, shkrepi një selfie.

Gruaja nuk ka pësuar lëndime, por akuzohet për drejtim të rrezikshëm të një automjeti. Sipas CTV Neës, një dëshmitar pohoi se gruaja më vonë tha se ajo 'thjesht po argëtohej' dhe se ajo do ta bënte plotësisht këtë përsëri.

Burimi: DAILYMAIL | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit