Veliaj “dënd” me miliona inxhinieren që i vunë eksploziv me telekomandë në tenderin ku të gjithë ofruan njësoj

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.01.2022, 20:41

Erion Veliaj nuk rresht së na habituri me “bëmat” e përditshme. Çudirat e tij janë “të pafundme”, sidomos kur bëhet fjalë për procedurat e tenderave. Por këtë rradhë duket se këto çudira kapin një tjetër nivel. Kjo pasi në tenderin e rradhës që ai ka organizuar, ka ndodhur një fakt mjaft i çuditshëm. Të gjitha firmat pjesëmarrëse përveç njërës, kanë ofruar egzaktësisht të njëjtën ofertë. More as grami nuk luan, nëse do të përdornim këtë shprehje.

Por çfarë ka ndodhur, për çfarë bëhet fjalë konkretisht? Lali leku ka organizuar një tender nëpërmjet Bashkisë Tiranë. Ky tender mban numrin e referencës REF-16371-12-24-2021 dhe ka si fond limit vlerën prej gati 50 milionë lekësh të vjetra përfshirë TVSH. Objekti i tij është “Loti I: Mbikqyrja e punimeve për objektin: Ndërtim pedonale, pistë vrapimi dhe korsi biçikletash në liqenin e Farkës”.

Nëse studiojmë dokumentacionin e kësaj procedurë, të cilin JOQ Albania e disponon, do të vëmë re edhe çudinë që ju peërmendëm më lart. Rezulton se në këtë tender kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomikë, nga të cilët 5 prej tyre kanë ofruar egzaktësisht të njëjtën vlerë prej 3,478,159 lekësh të reja pa TVSH. Është natyrisht e pamundur që 5 kompani nga 6 të ofrojnë të njëjtën vlerë, përveçse në rastet kur fituesi ka qenë i paracaktuar. Dhe duke parë se cili është shpallur fitues, ka shumë mundësi që të ketë qenë i paracaktuar që para se të zhvillohej gara.

Kështu është shpallur fituese kompania A & E ENGINEERING sh.p.k me vlerë natyrisht prej 3,478,159 lekësh të reja pa TVSH. Kjo kompani rezulton të jetë në pronësi të shtetases Entela Çano. Në vitin 2014 asaj iu bë një atentat me ekpsloziv në makinë, por fatmirësisht arriti të shpëtonte. Eksplozivi shpërtheu gjatë kohës që mjeti i saj po ecte në aksin Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Sukthit. Por kompania e saj rezulton të ketë marë një numër të madh tenderash në vlera të larta nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me firmën tjetër “Son Engineering Construction”. Administrator i kësaj të fundit është Endrit Bejleri, i njohur si mik i Lali Lekut dhe Endri Fugës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit