Macja e kësaj vajze është aq e madhe sa njerëzit kujtojnë se është qen

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.01.2022, 21:59

Yulia Minina, e cila jeton në Oskol në Rusi, bleu macen e saj pothuajse dy vjet më parë, kur ishte vetëm një kotele e vogël. Por gjatë muajve që kaluan, ajo mbeti e tronditur nga madhësia me të cilën u rrit macja – e cila quhet Kefir.

Në fakt, ajo është aq e madhe sa njerëzit madje supozojnë se është një qen kur e shohin për herë të parë. Yulia tha: "Nuk mund të mendoja as që një kotele e zakonshme të mund të bëhej kaq e madhe. Ajo është edhe shumë e zgjuar dhe sillet gjithmonë me qetësi. Kur miqtë dhe të njohurit vijnë në shtëpi – e gjithë vëmendja është tek ajo dhe macja me dëshirë lejon që ta përkëdhelin. Por kur të huajt vijnë në shtëpi, të gjithë e ngatërrojnë fillimisht me një qen”.

“Kefiri tani është një vjeç e dhjetë muaj dhe peshon 12.5 kg por ende konsiderohet një kotele. Macet e llojit Maine Coons rriten për tre-katër vjet. Prandaj, mendoj se duhet të bëhet edhe më e madhe.”- u shpreh Yulia.

Burimi: LADBIBLE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit