NASA zbulon shenja të jetës së dikurshme në Mars

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.01.2022, 21:31

NASA mendon se mund të ketë gjetur shenja jete në Mars pasi pajisja e saj Curiosity zbuloi disa prova mbështetëse emocionuese. Hulumtimi i ri ka zbuluar se shkëmbinjtë e mbledhur nga pajisja përmbajnë karbon organik, i cili mund të ketë ardhur nga insektet që kanë jetuar më parë në Mars.

Agjencia hapësinore analizoi sedimentet nga gjashtë vende që pajisja kishte eksploruar, duke përfshirë një shkëmb të ekspozuar, dhe gjeti një cikël të lashtë karboni. Ka sugjeruar se mostrat mund të kenë një "bazë biologjike" dhe të ngjajnë me mbetjet e fosilizuara të jetës mikrobike në Australi që datojnë 2.7 miliardë vjet më parë.

Burimi: UNILAD | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit