U pickua dy herë nga një merimangë, humb jetën 46-vjeçarja

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.01.2022, 14:23

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 46-vjeçare ka vdekur para syve të partnerit të saj për shkak se është pickuar nga një merimangë.

Sipas mediave të huaja, Cristina Calzoni u pickua dy herë pas shpine. Konkretisht, hera e parë ishte në shtator dhe e dyta në nëntor, ndërsa rasti në fjalë është publikuar tashmë.

Partneri i saj u përpoq t’i bënte një masazh në zemër, por nuk mundi ta shpëtonte. Burri më pas thirri ambulancën, por kur mbërriti gruaja ishte tashmë e vdekur. Mbi tavolinë, punonjësit e shëndetësisë gjetën shishe me ilaçe kryesisht kundër dhimbjeve.

Ndër të tjera, raportohet se nuk do të bëhet autopsi, por ekzaminim i jashtëm i trupit.

Burimi: www.lastampa.it| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit