Vajza nga Etiopia i lë të gjithë pa fjalë, vendos pllakën më të madhe të buzëve prej 19,5 cm

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.01.2022, 19:16

Një anëtare e fisit Surma, e quajtur Ataye ka thyer rekordin Guiness përsa i përket pllakave që vendosen në buzë. Vajza u fotografua nga regjisori australian Abraham Joffe dhe kjo foto shfaqet në librin e Rekordeve Guinness 2022.

Zakonisht kjo pllakë vishet për dekorim, por për popullin Surma të Etiopisë jugore rëndësia e veshjes së pjatave të buzëve është edhe financiare. Procesi i futjes së këtyre pjatave (të bëra nga vetë gratë nga argjila vendase, të cilat më pas ngjyrosen me okër dhe qymyr dhe piqen në zjarr) fillon afërsisht një vit para martesës. Madhësia përfundimtare tregon numrin e bagëtive të kërkuara nga familja e vajzës ndaj burrit të saj të ardhshëm për dorën e saj. Për shembull, për një pjatë me diametër 15 cm, mbajtësja e mëparshme e rekordit, kishte kërkuar një pagesë prej 50 bagëtish.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit