Tronditëse! 18-vjeçarja lind e vetme dhe hedh foshnjën e porsalindur në koshin e plehrave

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.01.2022, 13:56

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 18-vjeçare ka hedhur në plehra foshnjën e saj të porsalindur.

Alexis Avila, 18 vjeçe, lindi e vetme në shtëpinë e saj dhe më pas e mbështolli fëmijën e porsalindur me një qese të zezë dhe e hodhi në plehra afër lagjes që jeton.

Foshnja qëndroi atje për gjashtë orë brenda koshit, derisa tre persona e gjetën foshnjën dhe thirrën autoritetet. Në fakt, ka qenë e qara e foshnjës ajo që ka tërhequr vëmendjen e tyre.

Gjendja e foshnjës është kritike ndërsa 18-vjeçarja u gjet dhe u arrestua.

Burimi: www.newsbomb.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

photo

photo

photo

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit