Mësuesi kanibal dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe ngrënien e një 43-vjeçari

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.01.2022, 01:29

Një ish-mësues u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen, copëtimin dhe ngrënien e një 43-vjeçari që kishte njohur në internet. Stefan R., 42 vjeç u shpall fajtor për “vrasje dhe fyerje të të vdekurve”.

Sipas mediave të huaja, vendimi i gjykatës së Berlinit shoqërohet me një rekomandim që e bën thuajse të pamundur lirimin e tij me kusht.

Kryetari i trupit gjykues Matthias Sert tha se Stefan P. ka kryer krimin “për të realizuar fantazinë e tij kanibaliste” dhe e ka cilësuar si “çnjerëzor”. Në tridhjetë vitet e karrierës së tij, gjyqtari tha se "nuk ka parë diçka të tillë".

Më 6 shtator të vitit 2020, viktima pranoi të takohej me të akuzuarin përmes një platforme takimesh. Ai mori një taksi për të shkuar në banesën e autorit në Berlin-Pankov. Aty autori e ka droguar dhe mbytur, e më pas e ka ngrënë.

I akuzuari ka qëndruar i heshtur gjatë leximit të vendimit.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit