Një pemë që është “e re për shkencën” ka marrë emrin e Leonardo DiCaprio. Shkencëtarët në Kopshtin Botanik Mbretëror Kew në Australi thonë se donin të nderonin yllin për ndihmën e tij në shpëtimin e një pylli nga prerja.
Pema, së cilës i është dhënë emri zyrtar, Uvariopsis dicaprio, rritet vetëm në pyllin e Kamerunit, i njohur për biodiversitetin e tij të jashtëzakonshëm. "Ne mendojmë se ai ishte vendimtar për të ndihmuar në ndalimin e prerjeve të pyllit Ebo," tha Dr Martin Cheek nga Kew.
Burimi: PUBITY | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania