Dy policë të Floridës të cilët ishin në një lidhje, kanë vdekur nga vetëvrasja me vetëm disa ditë diferencë javën e kaluar, duke lënë jetim djalin e tyre të porsalindur. Sherifi i Qarkut St Lucie, Ken Mascara, njoftoi të martën vdekjen e policëve Clayton Osteen dhe Victoria Pacheco. Ata ishin në shërbim që nga nëntori 2019 dhe shkurti 2020, përkatësisht.
Sherifi tha se pak para mesnatës së Vitit të Ri, zyra e tij mori një telefonatë për një tentativë vetëvrasjeje. Hetuesit mësuan se personi që kishte tentuar të vetëvrarë ishte një nga policët e tyre, Osteen, i cili në atë kohë ishte jashtë detyrës. Osteen fillimisht mbijetoi dhe u dërgua në spital, ku dy ditë më vonë familja e tij mori vendimin për ta shkëputur nga pajisjet që e mbanin në jetë.
Një ditë më vonë, partnerja dhe kolegia e Osteen, gjithashtu edhe nëna e djalit të tyre një muajsh, Pacheco, i mori jetën vetes. “Fjalët nuk mund të shprehin humbjen e madhe që ne të gjithë ndiejmë pas humbjes së këtyre dy anëtarëve të familjes së zyrës së sherifit tonë”, shkroi Mascara.
Burimi: DAILYMAIL | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania