STUDIMI/ Covid-19 po na bën budallenj!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.01.2022, 09:56

Një studim i ri ka zbuluar se ata që shqetësohen për pandeminë COVID-19 janë më të ngadaltë në përpunimin e informacionit, më keq në mbajtjen e informacionit dhe kanë më shumë gjasa të ndikojnë negativisht tek të tjerët. Studimi, i kryer nga Universiteti McGill dhe Instituti Neurologjik-Spitali i Montrealit, anketoi 1,500 amerikanë në internet nga prilli deri në qershor 2020.

Studiuesit arritën në përfundimin se njerëzit më të shqetësuar për koronavirusin dhe efektet e tij performuan më keq në testet e përpunimit të informacionit.

Pavarësisht shqetësimit, studiuesit zbuluan se njerëzit e anketuar në qershor 2020, në kohën kur qeveritë kishin marrë masa të rrepta bllokimi dhe mbulimi i lajmeve të pandemisë ishte konstant, performuan më keq se grupet para pandemisë dhe shfaqën probleme me përpunimin e informacionit, saktësi më të ulët të ndërrimit të detyrave , dhe ishin më të ndjeshëm ndaj rrezikut.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit