Vrasja e ish-deputetit në Shkodër/ Pasi u largua nga politika, Pashko Ujka merrej me biznes në fushën e ndërtimit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29.11.2021, 22:13

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e ish-deputetit dhe ish-kreu të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka. Që kur ishte larguar nga poltika në vitin 2015, ai merrej me biznes në sektorin e ndërtimit të pallateve. Syri. net raporton se ky detaj mund të jetë një pistë hetimi në lidhje me të shkuarën e tij jo vetëm si politikan, por edhe si biznesmen dhe konkurrencës në këtë fushë.

64-vjeçari humbi jetën në spital pasi nuk mundi dot t'i mbijetonte plagës që mori në shtyllës kurrizore. Disa vite më parë shtëpia e Ujkës ishte sulmuar nga persona të paidentifikuar, të cilët qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, por pa dëme në njerëz. Ujka kishte mbajtur postin e kryetarit të Komunës së Velipojës gjatë viteve 2011-2015. Më herët ai kishte qenë dhe deputet i PDK-së.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit