Lionel Messi fiton për herë të shtatë Topin e Artë, mposht Ronaldon dhe Lewandowskin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2021, 22:13

Lionel Messi është shpallur fituesi i Topit të Artë për herë të shtatë.

Messi ka mposhtur rivalin e tij më të madh, Cristiano Ronaldo, polakun Robert Lewandowski, Benzeman dhe Giorginhon, të cilët ishin të nominuarit kryesorë për fitimin e këtij çmimi prestigjoz.

Ceremonia e Topit të Artë këtë vit u mbajt në Paris dhe çmimi u dha nga prestigjozja "France Football".

Sulmuesi argjentinas dhe ish-ylli i Barcelonës ka thelluar diferencën me Ronaldon sa i përket trofeve të fituar në Topin e Artë, pasi portugezi ka 5 të tillë.

Messi domonoi për 4 vite çmim duke e fituar Topin e Artë 4 herë rradhazi nga viti 2009 deri në vitin 2012.

Dy herë të tjera ai e fitoi Topin e Artë në vitin 2015 dhe në vitin 2019.

Kujtojmë këtu që Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë e Topit të Artë. Shkak i mospjesëmarrjes së tij dyshohet të jetë bërë një deklaratë e kryeredaktorit të France Football, i cili tha se ambicia më e madhe e portugezit është që ai të sigurojë më shumë Topa të Artë se Messi. Kjo deklaratë thumbuese u hodh poshtë nga portugezi, i cili përmes një reagimi në Instagram e cilësoi si të pavërtetë këtë pretendim.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit