Ekskluzive/ Bashkia Tiranë miratoi pyetësorin “prindi 1 dhe prindi 2” në kopshte

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.11.2021, 20:21

Vetëm pak javë më parë, përkatësisht në 14 tetor, një ngjarje e pazakontë bëri bujë në media. Një formular në të cilin përdoreshin termat “prindi 1” dhe “prindi 2” u shpërnda brenda mjediseve të kopshteve të kryeqytetit. Shpërndarja bëhej nga një vajzë që kërkonte plotësimin e atij formulari aspak të zakonshëm.

Ngjarja alarmoi komunitetin e prindërve dhe pati debat të gjerë në media në lidhje me përdorimin e termave “prindi 1 dhe prindi 2” në vend të babait dhe nënës. Kjo sepse emri “mami’ dhe “babi” vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me “prindi 1” dhe “prindi 2”.

I vënë nën presionin e medias Erion Veliaj nxitoi të pasonte topin tek Ministria e Arsimit, duke u shprehur se: “Në kopshtet publike nuk lejohen njerëz të paautorizuar që të bëjnë iniciativa të tilla. Do të duhet që fillimisht të autorizohen nga Bashkia e Tiranës dhe pastaj mund të hyjnë, kontrolli është shumë i rreptë në kopshte. Megjithatë, mendoj se duhet të pyesim Ministrinë e Arsimit, se nuk besoj që fëmijët që nuk dinë shkrim dhe këndim kanë plotësuar formular, kështu që nuk duhet ta ekzagjerojmë”.

Por disa dokumente ekskluzive që disponohen nga JOQ Albania, tregojnë se në fakt ka qenë vetë Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve e cila e ka miratuar këtë formular. Kjo drejtori është në varësi direkte të Bashkisë Tiranë. Sipas këtyre dokumentave, miratimi i pyetësorit nga ana e kësaj drejtorie është bërë në datë 17.09.2021 pas një kërkese të drejtuar nga një mjeke specializante.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit