Shëndetësia thela për oligarkët | 1.9 MLD Currit, 1 MLD Gent Sulës së Kodrës së Diellit, 250 MLN Shahinit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.11.2021, 23:51

Këtë artikull mbi denoncimin e ngrënies së parave publike nga oligarkët e fuqishëm të vendit, do ta nisim që në vitin 2018, ku qeveria miratoi rikonstruksionin e Spitalit të Kukësit me fond 1.9 MLD Lekë. Fitues i kësaj procedure prokurimi publik u shpall kompania Curri shpk e Faik Currit, një prej kontraktorëve më të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë dhe një prej klientëve kryesorë të tenderave të Erion Veliajt.

Për ta shpjeguar sa më thjesht zanafillën e procesit se si ky tender u nda në thela, po e nisim nga fakti se nga 5 operatorë në garë, u skualifikuan të gjithë dhe drejtori i këtij spitali Azem Elezaj shpalli fitues në fazën e parë të tenderit oligarkun Faik Curri, duke bërë që procedura e tenderimit të shënohej me FLAMUR TË KUQ për shkelje dhe abuzim me fondet publike si synim i një favorizimi klientelist.

1.9 MLD Lekë iu dhanë Currit, por më e bukura e të gjithë kësaj qëndron në faktin se një prej bashkimit të operatorëve ekonomikë në garë, pikërisht Lala SHPK e Skënder Lalës & Shansi Invest SHPK e Shpëtim Cingës & Biba-X SHPK e Bibajve, ankimuan vendimin e Autoritetit Kontraktor duke e çuar tenderin në gjykim nga KPP. Ankimimi nuk u pranua duke lënë fitues Currin. Por kjo nuk ishte tentativa e fundit për të hequr qafe klientin e lalit nga tenderi i majmë...

ANKIMIM (LEXO DUKE KLIKUAR KËTU)

Ishte vetë Safet Gjici i cili në emër të Bashkisë së Kukësit ngriti padi ndaj KKT (Këshilli Kombëtar të Territorit), konkretisht për "Anulimin e vendimit te Keshillit Kombetar te Territorit Nr.02, date 03.10.2018 'Per miratimin e lejes se ndertimit si nje akt i absolutisht i pavlefshem i nxjerre ne kundershtim me ligjin'. 2. Detyrimin e pales se paditur per rishikimin e projektit te zbatimit te objektit: Rikonstruksion i plote i Spitalit Rajonal Kukes. 3. Marrjen e mases se sigurimit te padise, duke vendosur pezullimin e ketij vendimi deri ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes". Padia nuk iu pranua dhe Curri mbeti fitues i tenderit të drejtorit të spitalit të Kukësit. 1.9 MLD, siç duket iu hoq nga duart njërit prej klientëve të tij pjesëmarrës që u skualifikuan, dhe Gjici nuk e la me kaq.

Pasi punëtorët e Currit nisën punimet në spitalin e Kukësit, Policia Bashkiake e Kukësit dhe Spitali Rajonal i Kukësit patën një përplasje mes tyre. Policët bashkiakë të Gjicit shoqëruan njërin prej punëtorëve, me pretekstin se nuk është njoftuar bashkia për punimet që po bëhen, duke e konsideruar atë ndërtim pa leje. Punonjësit e spitalit, pretenduan se ambientet e kuzhinës ishin duke u rikonstruktuar dhe se nuk ishte bërë asnjë shtesë ndërtimi, sipas pretendimit të bashkisë. Megjithatë në përurimin tij Gjici me fytyrë të ngrysur bëri paqe me Faik Currin, i cili i rritnte sy e veshë Ramës pasi e kritikoi publikisht dhe nisi t'i vinin tenderat lumë.

NË VIDEON E MËPOSHTME PROPAGANDUESE MUND TË SHIHNI SI RAMËN, MANASTIRLLIUN, BEQAN, GJICIN, FAIK CURRIN DHE AZEM ELEZAJ I BASHKON LEKU I POPULLIT SHQIPTAR.

Por faza e rrjepjes së parave nga Buxheti i Shtetit nuk ndalet tek Curri, por pasohet tek Gentjan Sula i Kodrës së Diellit, i cili shpallet fitues i fazës së dytë të të Rikonstruksionit të Spitalit Kukës dhe çuditërisht të 3 operatorët e tjerë në garë skualifikohen nga gara për mosplotësim të kritere të veçanta të kualifikimit të hartuara specifikisht që fitues të ishte oligarku Sula. Kompanitë e tjera u është bërë dalja nga gara për arsye të tipit: “Nuk janë paraqitur listë pagesat e muajit Korrik” të kompanisë në dokumentin e pjesëmarrjes në tender.

Nëse menduat se shpërndarja e taksave të shqiptarëve tek oligarkët u ndal këtu me tenderin e majmë të shëndetësisë që në total vetëm me dy faza kapi vlerën e 3 MLD Lekëve pa TVSH, e keni gabim! Një tjetër fazë u hap për këtë tender dhe u quajt “Rikonstruksion në Spitalin Rajonal Kukës-Shtese kontrate” me vlerë Fondi Limit 300 MLN Lekë, por që në mënyrë të çuditshme pas denoncimit të mediave investigative, u anulua me pretendimin se “nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”.

Pak kohë më pas ky tender u rihap dhe në garë mori pjesë sërish Curri dhe një tjetër kompani e quajtur 2N, në zotërim të Namik Shahinit. Nëse ky emër ka qëndruar në prapaskenë deri më sot, duhet të keni dijeni se Shahini nuk është më i vogël se “shokët” e tij që përfitojnë para publike në këtë fushë apo edhe në të tjera të Buxhetit të Shtetit. Por sot do të përqendrohemi tek ky tender, përsa i përket kësaj kompanie.

Fitues i tenderit u shpall pikërisht Shahini, megjithëse premisat që fitues të shpallet kompania që e ka fituar të njëjtin tender me objekt të njëjtë më parë, janë thuajse 99%. Duket se Elezaj nuk ia prishi Gjicit dhe Currin nuk e nxori fitues duke i hequr nga duart rreth 250 MLN Lekë pa TVSH, shumë relativisht e vogël për oligarkun e ndërtimit.

Rezulton se kjo kompani ka për administrator një ish-doganier të Kakavijës të arrestuar disa vite më parë pasi lejoi një tregtar të kalonte mallra kontrabandë. Por ligji i Prokurimeve Publike i përjashton automatikisht personat me precedentë penalë të marrin pjesë në gara për tendera, megjithatë jo vetëm nuk i është hequr mundësia të marrë pjesë por ka fituar 300 MLN për shefin e tij.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit