Publikohen fotot/ Bashkëjetoi një vit me të, zbulohet ish e fejuara e Granitit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.11.2021, 23:48

Granit Cana është një nga banorët më të përfolur në Big Brother VIP Albania.

Në një nga rrëfimet e tij, ai i ka treguar Fifit se dikur ka pasur një lidhje të komplikuar dashurie me një vajzë, madje ai shprehu dhe dëshirën për ta takuar atë.

Së fundmi burime për "Kryefjala.com" kanë zbuluar identitetin e ish të dashurës së Granitit.

Bëhet fjalë për një aktore nga Kosova, e quajtur Adelina, e cila me profesion është farmaciste.

Kujtojmë se më herët Arjola Demiri tregoi në BBV se me Granitin është njohur jashtë përmes shoqes se saj. Madje, Arjola deklaroi asokohe se nëse tregon tmerret që vajza në fjalë ka përjetuar nga Graniti, do t'i nxirrnin në pah fytyrën e vërtetë të këtij të fundit.

Sipas mediave rozë, mësohet se Graniti dhe Adelina kanë qenë të fejuar prej 1 viti, ndërkohë që shkaqet e ndarjes së tyre nuk janë bërë të ditura.

Megjithatë, mjafton të thuhet se Graniti e ka cilësuar këtë marrëdhënie si shkaktare të mjaft problemeve.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit