JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vrasja e 20-vjeçarit nga policia në Greqi! Komuniteti rom qëllon me gurë drejt unifomrave blu
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/10/2021 19:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme një 20-vjeçar i komunitetit rom u vra nga policia greke. I riu ndërroi jetë, pasi u qëllua nga uniformat blu të cilat ishin vënë në ndjekje të tij, pasi ky i fundit në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishin vjedhur një automjet. Ata shpërfillën sinjalin e policisë për të ndaluar duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pas një ndjekje në zonën e “Perama” automjeti ku po udhëtonte 20-vjeçari, u bllokua nga policia.

Disa miq të tij kanë shpërndarë video në Tik Tok, duke shprehur dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta.

@user3181815074275

♬ πρωτότυπος ήχος – user6354053719785

Shumë pjesëtarë të komunitetit rom kanë organizuar protesta duke bllokuar rrugët kryesore në qytete të ndryshme në të gjithë vendin dhe duke i vënë flakën gomave. Ata kërcënojnë se në rast se nuk vihet drejtësia në vend, do të përshkallëzojnë lëvizjet e tyre.

@user3181815074275

♬ πρωτότυπος ήχος – user3181815074275

Ata kanë qëlluar me gurë forcat e policisë, ndërsa dogjën edhe një automejt në “Attiki Odhos”. Shtatë oficerët e policisë që u përfshinë në ndjekjen e përgjakshme në “Perama” do të dalin para hetuesve të mërkurën e ardhshme. Ata do të përballen me akuzën e vrasës. Gjatë ngjarjes së një dite më parë u regjistruan më shumë se 30 të shtëna armësh. Armët e zjarrit të përdorura nga policia janë dërguar në drejtorinë e hetimit për verifikim.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA