JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vrasja e disa viteve më parë dhe konflikte pronësie/ Shkaqet që mund të kenë çuar në ekzekutimin e Backës
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24/10/2021 19:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vrasja e biznesmenit Demir Backa tronditi qytetin e Fierit mbrëmjen e djeshme. Ai u ekzekutua në makinën e tij që ndodhej e parkuar para një qendre tregtare, një zonë me lëvizje të shumta në ato momente. Në lidhje me ngjarjen ka shumë pista hetimi, ndër të cilat grupi hetimor po verifikon të kaluarën e 57-vjeçarit, konkretisht një krim të ndodhur 23 vite më parë.

Bëhet me dije se në vitin 1998, 57-vjeçarit i kanë vrarë motrën dhe bashkëshortin e saj në afërsi të "Shkollës së Muzikës" në Fier. Po ashtu një pjesë e hetimeve është përqëndruar në konfliktin për një pjesë të lagunës në Lushnjë, në Gotull, pasi rezultojnë rreth 200 hektarë e dhënë me koncesion dhe për këtë arsye para disa kohësh ka pasur një konflikt mes personit që e ka marrë atë koncesion dhe Demir Backës.

Sipas burimeve për mediat, mësohet se tre persona kanë marrë pjesë në ekzekutimin e 57-vjeçarit Demir Backa. Dy prej tyre kanë ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Viktima u qëllua me breshëri nga një automjet tip "Benz", me 17 plumba teksa në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar 15 persona që kanë patur lidhje me viktimën.