JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Çudira Shqiptare! Sulmuèsi arrestohet gjatë ndeshjes së futbollit në Kuçovë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/10/2021 19:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një situatë e pazakontë është regjistruar në stadiumin “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës, teksa luhej ndeshja Naftëtari- Flamurtari. Në pjesën e dytë, vlonjatët udhëhiqnin me rezultatin 0-1 dhe tifozët e Naftëtarit nisën të kritikonin lojtarët e tyre për lojën e dobët.

Në tribunë ishte edhe babai i një prej futbollistëve të ekipit të Kuçovës. Fillimisht babai i sulmuèsit Samuel Vrapi, kundërshtoi ofèndimet ndaj të birit duke nisur të debatoi me një prej tifozëve.

Ndërkohë, sulmuesi sapo pa të atin të konfliktohej, shkoi drejt tribunës dhe kërcènoi tifozin. Në dalje të stadiumit, Vrapi priti tifozin të dalë dhe tentoi për ta goditur. Situata u parandalua nga efektivët e policisè, të cilët shoqëruan për në komisariat sulmuesin, të atin dhe tifozin. Me dhjetë lojtarë dhe tensionè në ekipin e Kuçovës, Flamurtari fitoi lehtësisht 0-3.