JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E trishtë në Kabul! Tetë fëmijë jetimë vdesin nga uria, prindërit iu vranë nga talebanët
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24/10/2021 18:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish -ligjvënësi afgan Haji Mohammad Mohaqeq tha sot se tetë fëmijë kanë vdekur nga uria në Kabulin perëndimor, të populluar kryesisht nga pakica Hazara. “Varfëria dhe uria kanë vrarë tetë fëmijë në Kabulin perëndimor”- shkroi Mohaqeq në Facebook, cituar nga agjencia ruse e lajmeve Sputnik. Mohaqeq shtoi se talebanët nuk janë në gjendje të sigurojnë standarde të përshtatshme jetese për popullin e Afganistanit pas ardhjes në pushtet.

Ai më tej i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë Hazarasit dhe Shiitët në Afganistan. Pas marrjes nën kontroll nga talebanët, pakicat në Afganistan po i nënshtrohen vrasjeve, dhunës dhe diskriminimit në bazë të identitetit të tyre fetar dhe etnik. Fëmijët, të cilët nuk kishin një kujdestar jetonin në mëshirë të fatit pas vdekjes së prindërve.

Ishte një dijetar fetar në një xhami që i varrosi dhe tha se fëmijët e siguronin ushqimin me çfarë iu jepnin fqinjët. “Të tetë fëmijët ishte e qartë se kishin vdekur nga uria. Fëmijët ishin aq të uritur sa nuk mund t’i shtrinin as këmbët”- tha dijetari. Duke verifikuar abuzimet e të drejtave të njeriut të kryera nga talebanët, grupi i të drejtave Amnesty International në fillim të këtij muaji dokumentoi se si talebanët masakruan anëtarët e komunitetit etnik Hazara.

Popullsia Hazara, e cila praktikon islamin shiit, përbën 9% të popullsisë së Afganistanit. Sipas raporteve nga grupet e të drejtave, ata kanë qenë të persekutuar ashpër nga talebanët në të kaluarën.

Burimi: ndtv.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania