JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Protestë e veçantë! Altin Goxhaj tregon se çfarë pritet të ndodhë në protestën e ardhshme
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/10/2021 17:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka folur ditën e sotme në lidhje me protestën që do të ndodhë ditën e martë. Goxhaj ka thënë se protesta në fjalë do të jëtë shumë e veçantë, pasi do të tremben të gjithë ata persona të cilët synonin që të vaksinonin fëmijët me detyrim.

“Protesta e ditës së martë në orën 17:00 do të jetë shumë e veçantë, një gjyq publik që do të bëjë që të gjithë rektorët. Kemi marrë fjalët e Lady Macbeth. Ne me këtë video do t’ua vrasim gjumin këtyre njerëzve. Do t’i bëjmë që çdo natë kur të shtrihen të dridhen. Kur të zgjohen në mëngjes të zgjohen me ankthin që prindërit shqiptarë do t’i vrasin kur t’u vriten fëmijët e tyre. Do të jetojnë me frikën që një ditë do trokitet në derën e tyre nga policët që do t’i marrin e t’i çojnë në burg për krime kundër njerëzimit. Këta mund të jenë në pension në moshën që do t’i marrin, por është e sigurt që do të vijnë policë që do t’i marrin dhe t’i çojnë në bankën e të akuzuarve.

Nuk kanë ku të fshihen sepse krimet kundër njerëzimit, nuk kanë rëndësi sesa kohë ka kaluar. Ne do të shpjegojmë se përse kryeministri i ka futur në një rrugë qorre. A thamë se Rama do të takonte George Soros dhe më pas do premtonte vaksinimin e fëmijëve? U vërtetua tashmë. Kaluan katër javë dhe u vërtetua që ata kanë në plan edhe vaksinimin e fëmijëve edhe pse nuk kanë nevojë.

Jam i bindur se një ditë më vonë, konkretisht të mërkurën do heqin dorë nga ky plan i bërë nga elitat botërore që zgjat deri në 2030.”-tha Altin Goxhaj për Fax News.