JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Krevati i larë në gjak, sendet të shkatërruara e kasaforta e hapur! Pamjet brenda vilës së biznesmenit nga Nikla
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/10/2021 16:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë publikuar pamjet brenda vilës së biznesmenit nga Nikla, i cili u grabit nga disa persona të armatosur. Hajdutët arritën të merrnin deri në 100 mijë EURO, duke torturuar pronarin e vilës, biznesmenin, Nazim Çangu.

Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, gjithçka është e larë në gjak. Krevati i biznesmenit është bërë më së shumti, pasi ai është tortuaruar për gati tre orë nga grabitësit për të treguar çelësin e kasafortës. Familja ishte kthyer në shtëpi rreth orës 23:00 pas darke tek një mik dhe më pas kanë rënë për të fjetur. Dy orë më pas grabitësit i janë futur në banesë dhe ngjarja ka agravuar.

Çangu ka deklaruar se njëri prej grabitësve ka qenë i veshur me uniformë policie. Ai ka shtuar se e kanë qëlluar në kokë dhe i kanë prerë gishtin me gërshërë.