JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Biznesmeni që i vodhën shumën e majme me para dhe vilën luksoze, i kishte dhënë lekë borxh Ylvi Beqajt
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/10/2021 15:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me figurën e biznesmenit Nazmi Çangu, i cili u grabit mesnatën e djeshme nga 10 persona të armatosur. At ai hynë në vilën luksoze ku biznesmen jetonte me familjen dhe i grabitën një shumë prej rreth 100.000€, teksa këtë të fundit e dhunuan brutalisht. Mësohet se Çangu ka qenë dëshmitar në një prej proceseve gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit në vitin 2016. Ai në atë kohë ka pohuar në gjyq se i kishte dhënë një sasi parash borxh Ylvi Beqajt.

“Dje u paraqitën në Gjykatën e Krimeve të Rënda dëshmitarët Nazmi Çangu, Sali Caka dhe noterja Drita Pepi. Shtetasi Nazmi Çangu pohoi para gjykatës se e njihte Ylvi Beqjan dhe se i kishte dhënë atij një shumë parash borxh. Çangu pohoi para Gjykatës se kishte komunikuar vetëm 2-3 herë me Beqjan. Dëshmia e tij ishte mjaft e shkurtër, saqë u pohua vetëm çështja e borxhit që Beqja i kishte marrë atij”, shkruhet në media në lidhje me biznesmenin që u grabit.