JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Miku i Granitit flet për marrëdhënien e modelit me Fifin: Ngjason me telenovelat turke
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/10/2021 14:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fifi dhe Granit Cana prej ditësh po komentoheshin se mes tyre mund të lindë diçka më shumë se thjesht miqësi, brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother Vip. Kjo për shkak se ata kanë shfaqur herë pas here afrimitet mes tyre, duke i nxitur këto zëra. Në këtë raport mes dyshes nuk ka munguar as xhelozia nga ana e Fifit. Madje, prej ditësh është pritur gjithashtu që dyshja të shkëmbejë një puthje në buzë, gjë që nuk ndodhi kurrë. Por, pas puntatës së të premtes dhe përfundimit të emisionit, Graniti vendosi të sqarojë marrëdhënien e tij me Fifin. Ai është shprehur se e do shumë si person, por s’e sheh të ndodhë diçka mes tyre.

Ditën e sotme ishte në lidhje “Skype” me “Big Brother VIP Fan Club” shoku i Granitit, i cili tha se e ka parë atë “pak të mbyllur”. “E kam parë pak më të mbyllur, e ka penalizuar kjo situata me Fifin. Pa anashkaluar edhe të mirat, por ngjarja ka kaluar kornizat e normales. Është dramatizuar pak nga Fifi. Ngjason me telenovelat turke.”-tha shoku i Canës.

I pyetur nëse Graniti ka dashur që të përfitojë nga kjo histori, ai tha se “nëse do kishte dashur që të përfitonte, do e kishte çuar deri në fund”.

Ai shtoi se nuk beson se ka diçka që e frenon modelin që të ketë diçka mes tij dhe Fifit.

“Nuk e di, nuk besoj se ka diçka që e frenon. Por xhelozia ndoshta ka qenë frenimi kryesor. Xhelozi për një njeri që ende nuk e ke asgjë. Çfarë reagimi pati kur bëri dush me Semin. Graniti nuk ka pasur mundësi të hapej e të flasë me të tjerët.”-tha shoku i tij prej 15 vitesh.

Ndërsa i pyetur se çfarë donte të thoshte Graniti kur i tha Fifit “nuk të shoh siç Donaldi sheh Borën”, ai tha: “Nuk e di çfarë ka në mendje”.

“Ndoshta i është kujtuar ndonjë, nuk e di të sigurt, por ka mundësi.”-tha ai teksa shtoi se nuk mund të flasë për detaje personale të Granitit dhe se duhet të pyesin atë se “sa kohë ka që është ndarë nga ish-e dashura”.